Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968, në një familje intelektuale. Të gjithë i admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të vogëlushes engjëllore. Tre vitet e para të fëmijërisë, Anita i kaloi në këtë qytet të bukur bregdetar.
Në vitin 1971,
familja Bitri e la
qytetin e Sarandës dhe u transferua në qytetin e Vlorës. Lagjja 3 Racat,
pranë Teatrit
“Petro Marko”, do të bëhej vatra e bukur e kësaj familjeje në qytetin e
Vlorës.
Në shtator të vitit 1972, kur Anita ishte 4 vjeç, e regjistruan në Kopshtin
Nr. 10 të qytetit
të Vlorës. Menjëherë ra në sy një gjallëri e çuditshme e vogëlushes Anita
Bitri, etja e
saj për të qenë protagoniste në lojërat me shoqet, prirja për të recituar
bukur vjershat që
mësoheshin në kopsht prej edukatoreve, lëvizjet e saj, si dhe mënyra
inteligjente se si
komunikonte me mjedisin që e rrethonte. Këto veçanti të saj tërhoqën
vëmendjen e të
gjithëve. Anita këndonte dhe recitonte pa pushim. Anita ishte një fëmijë
ëndërrimtar dhe
shumë e apasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte
idhulli i saj
dhe ëndërronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme. Aq e vërtetë është
kjo, sa në
një festival të fatosave të organizuar në Vlorë, kërcimtarja e vogël Anita
Bitri e Kopshtit
Nr. 10 tërhoqi menjëherë vëmendjen e jurisë. Në përfundim të takimit, Anita
u shpall
kërcimtarja më e mirë e atij festivali.
Në vitin 1974 atë e regjistruan të konkurronte në shkollën artistike të
qytetit “Naim
Frashëri”. Talenti i saj i veçantë për muzikën tërhoqi vëmendjen e
profesorit të merituar
zotit Robert Papavrami, i cili u mahnit nga veshi i saj muzikor në konkursin
që u zhvillua
për pranimin e elementëve të reja të kësaj shkolle për instrumentin e
violinës. Për të
parën herë profesori i madh u ndesh me një talent të tillë të dhuruar nga
natyra. Anita,
sipas profesorit, ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 % talent të
dhuruar nga Zoti
dhe i duhej vetëm 1 % punë për t’u bërë gjeni në violinë. Intuita e
profesorit nuk gaboi.
Do të duhej vetëm një vit pune që profesori i madh i violinës dhe Anita të
dilnin para
spektatorit vlonjat në një duet me violinë, duke mahnitur sallën me
interpretimin e tyre
virtuoz.
Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të
Fatosave
dhe Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi.
Për t’u
përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime”, “Agimi dhe Fshesa”
etj…
Vitet e shkollës fillore dhe 8-vjeçare u karakterizuan nga një pjekuri e
lartë artistike në
drejtim të violinës, por Anita ishte edhe një nxënëse e shkëlqyer edhe në
disiplinat e
tjera. Kishte një pasion të veçantë për sportin, veçanërisht i pëlqenin
ushtrimet
gjimnastikore dhe lojërat e topit me dorë (basketboll dhe volejboll) dhe në
këtë fushë
shfaqej si një sportiste e talentuar.
Në vitet e shkollës së mesme, Anita filloi të studionte fshehurazi dhe të
besonte në
ekzistencën e Zotit, si dhe t’i bindej verbërisht Atij. Të gjithë habiteshin
me bindjet e saj
fetare, të ndaluara për atë kohë. Pa asnjë druajtje shprehej që dhuntitë e
saj ishin
dhuratë e Zotit dhe çdo gjë e shikonte në këndvështrimin e tij.
Në shkollën e mesme të muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë ku ajo vazhdoi
studimet,
karakterizohej si një nxënëse shembullore dhe serioze në mësime, veçanërisht
në
violinë, që ishte edhe instrumenti për të cilën studionte. Pasioni i
fëmijërisë, kënga, ia
kishte lënë vendin violinës dhe solfexhit.
Në vitet 1980-1984 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në
orkestrinën e
shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën
po e
thërriste, gjë të cilën Anita filloi ta demonstronte te shokët e klasës dhe
profesorët e
kantos. Të gjithë kuptuan se përveçse një violiniste e talentuar, ajo
zotëronte edhe një
zë të jashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësisht i rrallë”, e cilësuan
profesorët e
saj.
Prezantimi i Anitës si këngëtare, erdhi si një fryt i ëndrrave të saj për
t’u bërë një
këngëtare e famshme si idhulli i saj, Vaçe Zela. Këngët e Vaçes së famshme i
këndonte
me pasion, qëkur ishte fëmijë.
Në vitin 1984. Festivali i Pestë i Këngës së Qytetit të Vlorës që u zhvillua
në Pallatin e
Kulturës "Labëria" Vlorë, ku Anita merrte pjesë si violiniste,
shoqëruese e orkestrinës së
shkollës së muzikës “Naim Frashëri” dhe shoqëronte disa nga këngët e këtij
koncerti.
Por një nga këngëtaret u sëmur dhe kështu, lindi domosdoshmëria të
zëvendësohej.
Shokët e orkestrës, dhe drejtuesi i orkestrës që e kishin dëgjuar Anitën të
këndonte,
propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me
duartrokitje
pafund nga publiku i sallës, i elektrizuar nga zëri i mahnitshëm i saj. Po
kumbonte në
sallë një nga zërat më të bukur që ka pasur Vlora, por edhe Shqipëria.
Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesshme artistike, që ka
vetëm një
protagoniste: Të madhen dhe të paharruarën ANITA BITRI.
Po atë vit, Anita do të korrte një tjetër sukses të rëndësishëm, në një
koncert në
Kinoteatrin e qytetit të Vlorës me këngën “Hartimi dhe dëbora” të kompozuar
nga shoqja
e saj e klasës, Laureta uku.
Viti 1985, me të njëjtën këngë “Hartimi dhe dëbora”, Anita Bitri ka fituar
vendin e parë
në festivalin e interpretuesve të rinj në Shqipëri. Kjo këngë dhe
interpretimi i Anitës u
pëlqye aq shumë nga publiku, saqë kompozitori i mirënjohur Gjergj Leka e
orkestroi
këngën dhe e vendosi në festivalin e radios ku pati një sukses të
jashtëzakonshëm.
Po atë vit Anita do të mahniste spektatorin vlonjat që kishte mbushur sallën
e Kinoteatrit
“Petro Marko” me interpretimin e këngës “Një zog troket” të kompozitorit
Artur Dhamo.
Prill 1986, Anita fiton çmimin e parë në Festivalin e Interpretuesve në
Vlorë me këngën
"Ti je mësuese, je dhe shoqe" të kompozitorit Arben Zhezha.
Maj 1986. Anita prezanton qytetin e Vlorës në “Festivalin e Interpretuesve
të Klasës
Punëtore” në Elbasan. Në këtë festival me ndihmën e publikut të
mrekullueshëm
elbasanas, u vlerësua me Çmim Nderi me këngën “Eja” të kompozitorit Osman
Mula.
9 Qershor 1986, Në Festivalin e talenteve të reja me këngën “Ndjenjë“ të
kompozitorit
vlonjat Arben Zhezha, Anita do të fitonte çmimin e parë.
Dhjetor 1986. Me këngën e kompozitorit Arben Zhezha, “Mos më harro mua”.
Anita fiton
përsëri çmimin e parë në “Festivalin e Këngës” që organizohet në Vlorë, ku
ishte mes
të rriturve në moshë dhe në mes të rriturve në këngë.
Në festivalin e “Zërave të rinj“, Anita paraqitet me një duet me këngëtarin
Gëzim Çela,
me Këngën "Buzëqeshja jote jemi ne", Muzika David Tukiçi, teksti
Alqi Boshnjaku. Zëri i
mrekullueshëm i Anitës elektrizoi sallën dhe mahniti jurinë e këtij
festivali dhe vlerësohet
me çmim nderi.
7 qershor 1987, Anita pranohet si këngëtare profesioniste pranë Trupës së
Estradës
“Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Ishte vetëm 18 vjeç. Kjo trupë
artistike, e kombinuar
me humorin e çmuar të parodistëve dhe këngëtareve të njohura tashmë në rang
vendi,
e mbajti për disa vite me radhë Anita Bitrin në gjirin e saj, por shkëlqimi
i saj para
publikut vlonjat e më gjerë nisi të tërhiqte tashmë vëmendjen edhe të
institucioneve të
kryeqytetit.
Menjëherë i bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të merrte pjesë në një
garë
kombëtare në “Festivalin e Interpretueseve të Këngës” në Tiranë dhe në
anketën
muzikore të Radio Tiranës vlerësohet për interpretimin e saj brilant dhe
fiton Çmim
Nderi.
Në dhjetor të vitit 1987, i bëhet ftesë për të marrë pjesë në “Festivalin e
Këngës” në
RTSH, ku edhe kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit David
Tukiçi,
teksti Gjokё Beci do t’i sjellë një tjetër çmim të rëndësishëm. Pjekuria
artistike e Anitës,
do të sillte edhe suksesin e këngës së saj.
Në vitet që vijojnë debuton krahas këngëtarëve të famshëm të muzikës
shqiptare. Ishin
shumë të shpeshta koncertet e festivalet, ku Anita Bitri merrte pjesë në atë
periudhë.
Ishte viti i aktiviteteve të mëdha, viti i çmimeve dhe i vlerësimeve
superiore. Tani Anita
radhitej në një ndër zërat më të bukur të muzikës së lehtë shqiptare, dhe
këto suksese
do ta popullarizonin shumë.
Kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, nuhasin
te vajza
vlonjate madhështinë e interpretimit skenik dhe i besojnë asaj këngën e tyre
”Askush
s`do ta Besoj” për të marrë pjesë në Festivalin e 29-të të Këngës në RTSH,
në dhjetor
të vitit 1990. Anita vlerësohet me çmimin e parë.
Dhjetor 1990 – Mars 1991, me këngën “Mësuesja ime e parë“, e kompozitorit
Thanas
Çaçi, Anita do të zinte vendin e parë si këngëtarja më e mirë në radio
Tirana. Dhe kjo
këngë do të ishte hit i asaj periudhe.
Pranverë 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi
Bitri-Shehu-Papingji,
sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”, ku Anita përsëri do të
nderohej me
çmimin e parë.
Po atë vit, Anita u prit me shumë duartrokitje nga spektatori vlonjat në
interpretimin e tri
këngëve me Ansamblin “Labëria”, në koncertin që u zhvillua në Kinoteatrin
“Petro
Marko” të Vlorës.
Dhjetor 1991, në Festivalin e 30-të në RTSH Anita do të sillte këngën “Fat
dhe jetë” e
njohur nga publiku “Filxhani i Kafesë”, muzika: Flamur Shehu, teksti: Jorgo
Papingji.
Këngë që do ta etikonte këngëtaren vlonjate.
Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin
Bitri-Shehu-Papingji.
Kësaj radhe kënga i ishte kushtuar një pjese të jetës së Anitës.
Po atë vit, Anita Bitri, merr pjesë në konkursin e vendeve ballkanike në
Eksishehir të
Turqisë. Anita korri një sukses të jashtëzakonshëm dhe u prit shumë ngrohtë
nga
publiku turk. Koncerti u zhvillua në stadium dhe Anita Bitri evidentoi
vlerat e folklorit
shqiptar. Një sukses i jashtëzakonshëm.
Fillimi i vitit 1993 solli një tjetër debutim tepër të rëndësishëm të
Anitës.
Me një sukses të jashtëzakonshëm, u zhvillua koncerti i saj recital, i
titulluar “Anita”. Ajo,
me madhështi për dy ditë me radhë, elektrizoi 4000 spektatorët që mbushnin
sallën e
Pallatit të Sportit “Flamurtari” të qytetit Vlorës. Në këtë koncert Anita
këndoi live të
gjitha këngët e shoqëruar nga Orkestra e Estradës së Vlorës, shoqëruese
kompleksi
ishte këngëtarja Aurela Gaçe.Të ftuar nё kёtё koncert ishin edhe parodistët
e Vlorës.
Në Festivalin e 32-të të Këngës në RTSH, dhjetor 1993, me këngën “Dashuri ke
emrin tim”,
të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo dhe orkestracion të Alfred Kaçinarit.
Anita do të fitonte Çmim Nderi.
Viti 1994. Anita debutoi me shumë sukses në skenat europiane, si në Zvicër,
Gjermani,
Itali dhe Francë. Gjatë këtij viti ajo dha shume koncerte për shqiptarët e
emigruar në
Evropë, ku ajo interpretoi jo vetëm këngë të lehta dhe popullore të muzikës
shqiptare
por edhe ato botërore. Në këto aktivitete, ajo është ndjekur dhe admiruar jo
vetëm nga
emigrantët shqiptarë por edhe nga spektatori i huaj.
Viti 1995, do të sillte një tjetër sukses të rëndësishëm në jetën artistike
te Anitës.
Përsëri në Vlorë Anita dha një tjetër koncert të saj recital “Anita”. Ajo
këndoi përsëri live
para spektatorit vlonjat, i cili e duartrokiti dhe e admiroi pa masë
këngëtaren e
madhërishme. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe
dhe
komiku Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Pas këtij
suksesi të
jashtëzakonshëm në qytetin e saj të Vlorës, Anita dha dhe shumë koncerte
recitale në
shumë qytete të Shqipërisë, duke e rritur pa masë famën e kësaj këngëtareje
të madhe
shqiptare. Koncertet recitale të Anitës, të shoqëruara nga parodistët dhe
Trupa e
Estradës së Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet shumë të rëndësishme të
jetës së
saj artistike në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.
Dhjetori i vitit 1995 e risjell përsëri Anitën në Festivalin e RTSH-së, me
këngën "Besoj
në Dashuri", një bashkëpunim tjetër me kompozitorin vlonjat Artur
Dhamo, orkestruar
nga Shpëtim Saraçi, por këtë rrallë ajo debuton jo si konkurruese por si e
ftuara e nderit
e këtij Festivali.
Vazhdimësia e koncerteve recitale “Anita” do të kapte dhe kufijtë e Veriut.
Anita këndoi live të gjitha këngët gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në
Tropojë. Publiku
tropojan e priti me madhështi dhe me shumë ngrohtësi këngëtaren e adhuruar.
E ftuar
në këtë koncert ishte edhe këngëtarja tropojane Fatmira Breçani. Aty Anitës
i bëhet
ftesë për të shkuar me një grup popullor të Tropojës në SHBA. E detyruar nga
kushtet e
vështira që po kalonte vendi ynë dhe nga kriza e madhe që përfshiu botën
muzikore
shqiptare në atë periudhë, Anita pranon ofertën dhe në vitin 1996, ajo u nis
drejtë tokës
së premtuar.
Të gjitha sukseset e krijimtarisë së saj muzikore, të arritura në këtë
periudhë i
dedikohen talentit të saj të padiskutueshëm, mënyra se si e interpretonte
dhe trajtonte
këngën, aftësia e saj e jashtëzakonshme kapte momentet më kulmore të një
kënge dhe
talenti i saj i lindur të përcillte ndjenjat dhe emocionet e këngës te
spektatori.
Në vitet që Anita doli në skenën e Këngës Shqiptare, vendi ynë ishte nën
diktaturën
komuniste, ku arti dhe muzika shqiptare ishte e kontrolluar nga censura
komuniste. Por
Anita me shumë bindje dhe ide shumë të përparuara për kohën që jetonim, u bë
shpresa e aspiratave të gjithë rinisë, të çlironin muzikën tonë të bukur
shqiptare nga
ideologjizmat që e mbanin ende këtë art brenda kornizave të tyre censuruese.
Anita me
temperamentin e saj energjik, me potencën e bukur interpretuese dhe me
stilin modern
në skenë, udhëhoqi gjithë plejadën e këngëtarëve të viteve 90-të, drejt një
arti muzikor
më të moderuar. Anita theu paragjykimet dhe solli një frymë të re në muzikën
e lehtë
shqiptare.
Është për t’u theksuar se prej vitit 1987, deri më 1992-shin, Anita
kontribuoi si
këngëtare profesioniste pranë trupës së Estradës “Petro Marko” në Vlorë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo mori pjesë në të gjitha evenimentet
artistike të qytetit të
saj të dashur. Anita dhe kënga e saj, solli një freski dhe vrull rinor në
jetën artistike të
këtij qyteti. Anita Bitri ishte “ambasadorja” e këngës dhe këngëtarëve
vlonjatë në skenat
më prestigjioze të asaj kohe.
Në aktivitetet artistike të Anitës në këto vite 1988-1995, nuk duhen lënë pa
përmendur
dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës, ku ajo
ishte
pjesëmarrëse e rregullt. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë
Shqipërinë. Të ftuar
specialë kanë qenë edhe çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga
Orkestra e
Estradës së Vlorës.
Krahas këngës, Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe
dëshira e saj që
bën të mundur vazhdimin e studimeve të shkollës së lartë në Institutin e
Lartë
Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në vitin 1989 diplomohet si
mësuese
kantoje. Profesionin e mësueses ajo e ushtroi vetëm për pak muaj, pasi ajo
që e
thërriste ishte kënga. Zoti i kishte caktuar një mision, të lumturonte
popullin e vet me
zërin e saj magjik.
Gjatë qëndrimit në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qenë i pandalshëm
dhe gjithnjë
në rritje. Ajo ishte një model i përkryer i interpretimit dinjitoz të
muzikës sonë të bukur
shqiptare dhe ka ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar në
botë. Anita ka
marrë pjesë gjallërisht dhe ka qenë në qendër të gjithë problemeve dhe jetës
kulturore
dhe artistike të diasporës. Ajo ishte e pranishme me zërin dhe interpretimin
e saj në të
gjitha koncertet, festivalet, aktivitetet artistike, koncertet e bamirësisë,
koncertet e Vitit të
Ri, festat e nënës, përvjetorët e ndryshme, dhe në shumë gëzime familjare të
komunitetit shqiptar, në shumë shtete të Amerikës. Anita ishte jo vetëm një
artiste e
talentuar, por gjithashtu dhe një patriote e flaktë. Ajo ka dhënë
kontributin e saj si artiste
në shumë evenimente të ndryshme në përkujtim të festave nacionale të
organizuara
nga misioni shqiptar pranë 0KB-së, si Festat e Flamurit, ajo e Çlirimit, por
dhe në ato të
organizuara nga shoqatat e organizatat joqeveritare, në koncertet e
bamirësisë dhe
aktivitete të ndryshme, në të cilat janë mbledhur ndihma për Kosovën, në
ndihmë të
Universitetit të Shkupit, në ato të UNICEF-it, etj…
Në këtë kontekst është për t’u theksuar Koncerti i Bamirësisë që u zhvillua
më 10 prill
2000 për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë. Për këtë
koncert
Anita meritoi lavdërimet dhe respektin e Presidentit të Shqipërisë, Zotit
Mejdani për
kontributin e dhënë, dhe gjatë interpretimit të disa këngëve u shoqërua nga
vetë gruaja
e Presidentit. Ajo ishte njëkohësisht dhe një anëtare aktive e Organizatës
së Gruas
Shqiptare në Amerikë, AANO’s. Dhe ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe
aktivitete
artistike që kjo organizatë ka zhvilluar. Anita
Bitri, talentin dhe zërin e mrekullueshëm ia dedikoi tërësisht çështjes
shqiptare dhe ka
kontribuar me gjithë zemër për të ndihmuar në rritjen e figurës së kombit
shqiptar
në botë.
Në nivelin artistik është për t’u vlerësuar se gjatë karrierës së saj të
suksesshme në
Amerikë, Anita bëri të mundur një gërshetim të përsosur të muzikës popullore
me atë të
lehtë shqiptare, duke ju përshtatur me një stil të ri dhe të larmishëm
komunikimit me
publikun shqiptar të diasporës. Pavarësisht se Anita ishte e prirur më shumë
për të
interpretuar muzikë të lehtë, ajo interpretoi me shumë dashuri e ngrohtësi
edhe muzikë
popullore nga treva të ndryshme të Shqipërisë, çka e vendos Anitën në një
vend të
nderuar e dinjitoz përkrah emrave më të shquar të muzikës kombëtare
shqiptare.
Këngët popullore të interpretuara nga Anita shquhen për origjinalitetin e
interpretimit si
dhe për përshtatjen me karakteret e veçanta të trevave të ndryshme muzikore,
duke i
pasuruar ato me vlera të reja e mjaft tërheqëse.
Gjithashtu Anita Bitri ka një meritë të veçantë në gërshetimin e muzikës
sonë të lehtë
shqiptare me Pop-in amerikan. Si një natyrë plot jetë ajo kërkonte disa nota
më të forta,
një muzikë që të kishte më shumë gjallëri. Eksperienca e gjatë e krijuar në
vite si dhe
pjekuria artistike, të gërshetuara edhe me talentin e saj si krijuese, bëri
që Anita të
hapte një rrugë të re dhe të pashkelur më parë në muzikën moderne shqiptare.
Anita po
punonte në gërshetimin e dy rrymave muzikore, muzikës shqiptare dhe atë
amerikane.
Ajo po punonte ta çonte muzikën tonë të bukur përpara artdashësit amerikan.
Fillimi i vitit 1999 solli daljen e albumit të parë me këngë “Malli”. Anita
paraqitet para
publikut me këngë të reja si dhe këngë të repertorit të saj, por në një stil
më modern. Ky
album ishte një bashkëpunim profesional me muzikantin e njohur, kitaristin e
kompozitorin Edmond Xhani, njëkohësisht mik e koleg i afërt i Anitës.
Materialet
muzikore u punuan me kujdes dhe nivel artistik, ku spikat në mënyrë të
veçantë kënga
"Malli" (këngë nga e cila mori emrin ky album). Teksti i kësaj
kënge ishte një krijim
poetik i Anitës, ndërsa muzika e orkestracioni nga Edmond Xhani. Gjithashtu,
vlerat e
këtij albumi shtohen edhe nga këngët e tjera të interpretuara me dashuri,
nivel të lartë
interpretimi, pasion dhe energji (karakteristika këto të spikatura të
Anitës) si: "Dashuria
e parë", "Mos u nxito mos u gabo", "Ja ja ti
vjen", etj. Albumi u realizuar nga shtëpia
diskografike “Electric Planet Sound”, në Nju Jork. Promovimi i këtij albumi
u bë në
mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në Nju Jork.
30 janar 1999, Anita do të debutonte në koncertin humanitar të organizuar
nga
diaspora, për të ndihmuar materialisht familjet e masakruara nga policia
serbe, në
Recak të Kosovës.
14 mars 1999, Anita dhe shumë këngëtarë të tjerë të komunitetit do të merrte
pjesë në
spektaklin “Miss Albania `99”, që u zhvillua me një suksese tё
jashtëzakonshëm nё New
Jersey.
5 prilli i vitit 1999, solli dhe daljen në skenat e Brodoway të Anitës, në
koncertin e
organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë
koncert
paraqitja e Anitёs si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë ajo do
të
prezantohej jo vetëm si këngëtare por edhe si violiniste. Anita pati rastin
dhe nderin të
njihet me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandow, Vanesa
Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj, ku gjatë përshtypjeve
që ata
dhanë për Anitën, e përshkruan atё si një element shumë të denjë në artin
muzikor dhe
i uruan asaj mirëseardhjen në botën amerikane.
8 Mars 1999, nё koncertin qё u zhvillua nё New York, nga organizata “Motrat
Qirjazi” pёr
Ditёn e Nёnёs, Anita do ta bёnte kёtё ditё mё tё bukur me debutimin e saj
brilant, pёr tё
gjithё pjesëmarrësit e atij koncerti festiv.
12 gusht 1999, Anita shpalosi vlerat e jashtëzakonshme të muzikës së bukur
popullore
dhe moderne shqiptare para të gjithë ambasadorëve të botës, në mbrëmjen e
organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara, për nder të
Ambasadorit, zotit
Peter Burleigh. Të gjithë ambasadorët e botës patën rastin të dëgjojnë dhe
të vlerësojnë
muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën
drejtuar
ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për Anitën.
Dhjetori i vitit 1999, solli për Anitën fitimin e konkursit të zhvilluar nga
kompania
amerikane C.P.V. për të kënduar dy këngë në programet e tyre televizive, që
u
transmetuan të përkthyera në shqip.
Ndërrimi i viteve do të sjellë një debutim të suksesshëm të Anitës në
koncertin për
festimin e natës së Vitit të Ri 2000, ku Anita me këngëtarë të tjerë të
dëgjuar të
komunitetit do të krijonte një atmosferë festive për bashkatdhetarët e saj
të dashur
shqiptarë.
Më 10 prill 2000, u zhvillua koncerti i bamirësisë, për mbledhjen e ndihmave
për fëmijët
e varfër të Shqipërisë. Në këtë koncert, Anita meritoi lavdërimet dhe
respektin e
Presidentit të Shqipërisë, Zotit Meidani.
Vera e vitit 2000, do tё ishte e shoqëruar me koncertet recitale të Anitës
në
bashkëpunim me aktorin dhe regjisorin e njohur Koço Devole, këngëtarin
Eduart
Barjami, vëllezërit Zena dhe shoqëruar nga grupi muzikor “Alba”. Koncerte që
u
zhvilluan në shumë shtete të Amerikës. Në këto shfaqje ishin të pranishëm
qindra
artdashës shqiptar dhe të huaj. Anita në këto koncerte, me zërin e saj
magjik dhe me
lojën e bukur me violinë bashkonte zemrat e shqiptarëve të diasporës. Në një
nga këto
koncerte, në Çikago, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga
personalitet më të
shquara të diasporës, zoti Anthony Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën
tonë të
bukur.
24 Shtator 2000, shënoi edhe pjesëmarrjen e Anitës në një nga koncertet më
të
shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-Vjetorin e
gazetës “Illyria”.
Anita Bitri e bëri më tërheqës këtë koncert, duke kombinuar zërin e saj
magjik me lojën
me violinë. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë
arbëreshe nga
ana e Anitës dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio
Bellusci.
12 Nëntori 2000, sjell Koncertin e madh në Nju Jork me shumë këngëtarë dhe
artistë të
njohur shqiptarë, ku vlen për t’u përmendur, Inva Mula, artiste me famë
botërore, Piro
Çako, Silvana Braçe, Pali dhe Zerina Kuke etj, organizuar nga fotografi me
famë
botërore, Fadil Berisha. E veçanta e Anitës në këtë koncert ishte prezantimi
i saj live si
këngëtare dhe violiniste. Përshtypjet dhe suksesi i Anitës në këtë koncert
ishte i
padiskutueshëm.
10 Dhjetor 2000. 1800 spektatorë dhe artdashës morën pjesë në Festivalin e
10-të
Artistik të Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra
“Nënë
Tereza” e Kishës Katolike “Zoja Shkodërs”, në sallën “Lehman College” në Nju
Jork.
Festival që organizohet çdo vit dhe, është manifestimi më i madh kulturor i
botës
shqiptare nё diasporë, ku debutojnë të gjithë këngëtarët dhe artistët e
folklorit të
komunitetit shqiptar. Anita do tё mahniste publikun e këtij festivali me
zërin e saj të
mrekullueshëm, si dhe me lojën me violinë.
Ndërrimi i viteve do të sjellë një debutim të suksesshëm të Anitës në
shfaqjen që u dha
në Astoria, Queens, NY, për festimin e natës së Vitit të Ri 2001. Ku Anita
së bashku me
këngëtarë të tjerë të komunitetit dhanë një koncert tё bukur për
bashkatdhetarët
shqiptarë në Nju Jork.
Viti 2001 filloi me një tjetër sukses në jetën artistike të Anitës. Ajo
ftohet nga Organizata
e Gruas në Amerikë, AANO`s, të marrë pjesë në koncertin, “Music Beyond
Borders”,
zhvilluar në Cami Hall në New York. Një koncert humanitar për gratë dhe
fëmijët e
varfër të Shqipërisë, Kosovës dhe Afganistan. Në këtë koncert ishin te ftuar
Anita dhe
dy këngëtare të dëgjuara në Amerikë, Sylvia Tosun dhe Tina Shafer. Vokali
dhe
performanca e Anitës e ngriti peshë publikun e sallës. Gjithashtu në këtë
koncert, Anita
u prezantua me Tina Shaffer, e cila e vlerësoi zërin e Anitës si “një zë
engjëllor që zbret
nga qielli”. Tina Shaffer, pop singer dhe song writer amerikane, ka bërë
shumë hite për
këngëtaret si:- Celine Dion, Donna Summer, Bette Midler etj.
28 Nëntori 2001, Miçigan. Në koncertin për Festën e Flamurit dhe Ditën e
Pavarësisë
Anita do të elektrizonte sallën e mbushur me atdhetarët shqiptarë të
Miçiganit dhe të
rrethinave të saj.
Ndërrimi i viteve do të sjellë një koncert të suksesshëm të Anitës në
shfaqjen që u dha
për festimin e natës së Vitit të Ri 2002, ku Anita me një performancë tё
shkëlqyer e bëri
kёtё mbrëmje mё tё bukur dhe mё festive për shqiptarët e Nju Jork-ut.
Viti 2002 ishte një vit pune intensive për Anitën. Artistja shqiptare nuk
ndalet. Studionte,
kompozonte, shkruante poezi dhe punonte të rriste potencialin e saj si
këngëtare. Me
orë të tëra ajo këndonte dhe kompozonte këngë në pianon e saj. Ajo po
punonte dhe
po hapte një rrugë të re në artin e Diasporës Shqiptare. Ajo po bënte
gërshetimin e
muzikës sonë të bukur shqiptare me Pop-in amerikan.
Tetor 31, 2001. Në festën që u dha për Holloween në Nju Jork, Anita do të
shpërblej me
duartrokitjet e zjarrta të artdashësit shqiptar për debutimin e saj brilant.
28 Nëntori 2002. Në koncertin për Festën e flamurit dhe Ditën e Pavarësisë
në Detroit,
Anita do të elektrizonte sallën e mbushur me atdhetarët shqiptarë të
Detroitit.
Ndërrimi i viteve do të sjellë një debutim të suksesshëm të Anitës në
shfaqjen që u dha
në Boston për festimin e natës së Vitit të Ri. Ku Anita së bashku me grupin
artistik
“Alba” dhe me këngëtarë të tjerë të komunitetit dhanë një shfaqje dinjitoze
dhe me nivel
të lartë artistik për bashkatdhetarët shqiptarë në Boston.
24 janari 2003, nisi me pjesëmarrjen e Anitës në një nga koncertet më të
mëdha të
komunitetit shqiptar. Ajo prezantoi muzikën e lehtë shqiptare përkrah
këngëtarëve
kosovarë dhe maqedonas. Të ftuar nderi ishin ambasadori William Walker dhe
drejtori i
projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendoste dhe kontratën me një kompani amerikane
“An’Km
records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerikan.
23 Mars 2003. Koncerti madhështor së bashku me grupin “Alba” do të ndiqet me
shumë
interes nga shumë artdashës shqiptarë. Publiku që mbushte sallën e këtij
koncerti do ta
shoqëronte dhe duartrokiste Anitën në të gjitha këngët e saj.
Prill 2003, Nё koncertin humanitar për tё ndihmuar fёmijёt jetimë tё fshatit
Velika Krusa,
nё Kosovё, tё cilёt humbёn prindёrit pas raprezaljes sё ushtrisё serbe,
Anita me
debutimin e saj tё bukur kontribuoi qё tё mblidheshin mbi 10,000 dollarё
donacion pёr
kёta fёmijё jetimë.
Gusht 2003, Anita merr pjesë dhe i dha një atmosferë të gëzueshme me zërin
dhe
këngët e saj, koncertit që u zhvillua për përvjetorin e 57-të të Organizatës
së Gruas në
Amerikë, AANO`s, një nga organizatat me aktive ne atë kohë për shqiptarët e
Amerikës
dhe të Kanadasë.
31 Gusht, 2003. Anita sё bashku me grupin “Alba”, do të performonte me
sukses në një
koncert të bukur në Albany, up state NY. Koncert që u ndoq me shumë
interesim nga
artdashësit.
28 Nëntor 2003. Në koncertin për Festën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë,
Anita e
shoqëruar nga orkestra “Alba” do të shfaqnin dhe njëherë vlerat dhe traditat
e kombit
tonë të dashur.
30 Nёntor 2003. Anita ishte e ftuar në një nga evenimentet artistike në
Dallas, Texas, ku
në këtë koncert këndoi dhe luajti me violinë.
Vitet 2003-2004 ishin vite tepër të rëndësishme për rritjen artistike të
Anitës. Ajo nisi të
kërkonte më shumë nga vetja në aspektin profesional. Gjatë kësaj periudhe
ajo shpalosi
vlerat e artit dhe të muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Anita
realizoi dhe katër
video-klipe të reja në bashkëpunim me studion “Albanian Kultur TV”, të Zotit
Adem
Belliu. Po ashtu dhe në bashkëpunim me regjisorin Xhevat Limani dhe me
kameramanin Ilir Kasneci do të vinte para publikut shqiptar video-klipi
shumë i bukur
“Na jep bekimin”, një realizim shumë origjinal dhe i goditur. Në këtë kohë
shënohet
gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit “Çdo gjë është e
mundur”. Në
këtë album Anita shfaqet si një artiste e kompletuar, e sigurt dhe e
vendosur për të
shkelur në shtigje të reja në muzikën shqiptare. Anita po punonte në
gërshetimin e dy
rrymave muzikore, muzikës shqiptare dhe asaj amerikane.
Në 9 Maj 2004, Anita së bashku me Grupin muzikor “Alba” të drejtuar nga i
famshmi Edi
Xhani, do të merrte pjesë në një nga koncertet e komunitetit të organizuar
nga
Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi” me rastin e Ditës së
Nënave
në Brooklyn.
Qershori i vitit 2004, do të sjellë realizimin e vidio-klipit “Nostalgjia”.
Teksti dhe muzika: Anita Bitri, orkestracioni: James Avatar, regjizore:
Teressa Haefele,
kameraman: Ilir Kasneci. Kjo këngë është krijuar dhe kompozuar nga vetë
këngëtarja
dhe i kushtohet nostalgjisë që Anita kishte për të shtrenjtën Shqipëri. Në
këtë këngë
dëshirat, ndjenjat, bota e saj e brendshme shpirtërore janë përcjellë me anë
të tingujve
të mrekullueshëm dhe tekstit plot kuptim.
24 Qershor 2004. Shënoi për Anitën realizimin e albumit të saj të dytë shumë
të
suksesshëm “Çdo gjë është e mundur”. Në këtë album Anita paraqitet si
kantautore. E
përse jo, ajo kishte një koncept të plotë për muzikën, të cilën ajo jo vetëm
e ndiente, por
edhe e zotëronte plotësisht. Ishte një gjeni në violinë, ndërsa solfezhin e
njihte në
përsosmëri. Gjithashtu Anita ishte shume e apasionuar në poezi, gjë e cila i
dha
mundësi të krijonte vetë të gjitha tekstet e këngëve të këtij albumi.
Korrik 2004. Më në fund pas 9 vjetëve, Anitës ju realizua një nga dëshirat
që mundonte
shpirtin e saj, të shikonte dhe njëherë tokën mëmë. Të vinte dhe njëherë
pranë publikut
të dashur shqiptar dhe të çlironte nga zemra e saj atë ndjenjë malli dhe
dhimbje që ajo
ndiente larg publikut të mrekullueshëm shqiptar. Më në fund i jepet leja të
udhëtonte
jashtë kufijve të Amerikës.
Atë ditë që preku tokën e bekuar shqiptare, kur sapo zbriti në aeroportin
“Nënë Tereza”
në Rinas, Anita Bitri e kuptoi se askush nuk e kishte harruar. Publiku i
dashur shqiptar e
mirëpriti këngëtaren dhe artisten e madhe me ngrohtësi dhe respekt. Shtypi
dhe mediat
me shumë dashamirësi menjëherë i kushtuan artistes së famshme një vëmendje
të
jashtëzakonshme. Këtu vlen të përmendet konferenca e shtypit me të gjithë
mediat dhe
TV shqiptare, ku artistët dhe gazetarët shqiptar i uruan mirëseardhjen
këngëtares së
madhe shqiptare Anita Bitri. Po ashtu të gjithë stacionet televizive dhe të
radiove rendën
kush e kush më parë ta kishin Anitën në emisionet dhe në transmetimet e
tyre. Ministri i
Kulturës i Rinisё dhe Sportit së Shqipërisë Blendi Klosi, do ta përgëzonte
personalisht
Anitën për përfaqësimin dinjitoz të muzikës shqiptare në Amerikë.
Udhëtimi në qytetin e saj të dashur Vlorë ato ditë të nxehta vere do të
ishte një tjetër
kujtim i bukur për Anitën. Vlora e priti me madhështi artisten e vet. Anita
kishte nostalgji
për emocionet, buzëqeshjet, duartrokitjet dhe ngrohtësinë që publiku i
dashur vlonjat i
dhuronte asaj sa herë ajo ngjitej në skenën vlonjate.
Anita ishte shumë e lumtur dhe kishte rilindur që ndodhej në Shqipërinë e
saj tё dashur.
Nuk ecte, por fluturonte. Zemra e saj ishte mbushur me dashuri dhe
mirënjohje për këtë
vend që ajo e donte aq shumë. Ishte si në ëndërr. Fytyra i rrezatonte dhe
shpirti ishte
qetësuar nga malli dhe dhimbja e 9 viteve largesë.
19 Tetor 2004. Nënë Tereza i caktoi misionin e ri, të këndonte përjetësisht
për engjëjt
kësaj ikone të muzikës shqiptare. Anita dhe familja Bitri do të iknin në
gjumë
aksidentalisht. Monoksidi i karbonit do të ndërpriste në mes ëndrrat dhe
projektet e saj.
Gjithë mediat amerikano-shqiptare dhe diaspora në Amerikë e pritën me
hidhërim dhe
dhimbje të madhe këtë humbje tragjike. Shqipëria dhe
artdashësit shqiptarë në mbarё botën e qanë me dhimbje humbjen e parakohshme
të
Anita Bitrit.
Respekti për krijimtarinë e saj do të bënte që artistët shqiptarë të
diasporës dhe të gjithë
artdashësit e muzikës shqiptare, si kurrë ndonjëherë të bashkoheshin në një
koncert
lamtumire për përcjelljen e këngëtares së madhe shqiptare Anita Bitri në
tokën e bekuar
shqiptare. Në këtë koncert madhështor artistët dhe artdashësit e muzikës
shqiptare i
dhanë lamtumirën e fundit artistes së dashur dhe me kontributet e tyre bënë
të mundur
transportimin e tyre në tokën e bukur shqiptare. Shqipëria dhe Vlora e
dashur e përcolli
me lot dhe me dhimbje në banesën e fundit. Trupi i Anita Bitrit prehet në
paqe në qytetin
e saj të dashur Vlorë.
Shumë kompozitorë, këngëtarë, muzikantë dhe artistë shqiptarë e kanë
vlerësuar
vokalin, teknikën, talentin dhe interpretimin e Anitës, si nga më të
talentuarit dhe
profesionalë në fushën e këngës.
Gjatë karrierës së saj artistike, Anita është nderuar me shumë çmime nderi
dhe diploma
në aktivitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Këto çmime të fituara
tregojnë
më së miri aftësitë e shquara në fushën e artit skenik dhe madhështinë e
talentit të saj,
gjithashtu respekti dhe vlerësimi i madh që i kanë bërë asaj juritë e
ndryshme, kolegët e
bashkëpunëtorët e saj dhe sidomos artdashësit e radhitin këtë këngëtare të
mrekullueshme shqiptare në krye të epokës së artë të artistëve të shquar. Te
këngëtarja Anita Bitri gjendet gjithçka që Zoti i ka dhuruar një artisti.
Por të gjitha këto suksese në jetën artistike të Anitës nuk do të bëheshin
të mundura pa
përkrahjen dhe respektin që tregoi publiku i dashur shqiptar, të cilin ajo e
adhuronte dhe
i dhuronte çaste të gëzuara me zërin e saj magjik. Gjithashtu një rol të
rëndësishëm dhe vendimtar në këtë drejtim luajti dhe lindja e vajzës sё saj,
Siborës.
Lindja e vajzës ishte një nga dhuratat më të mëdha, që Zoti i fali.
Engjëllushen e vogël
Anita e rrethoi me një dashuri dhe përkujdesje të papërshkrueshme. Ajo e
edukonte me
respektin për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, përkujdesej në mënyrë të veçantë
për
ecurinë e saj shkollore, ishte një nënë e përsosur dhe një edukatore e mirë.
Kënaqësinë Zoti ia shtoi me ardhjen e nënës në Amerikë, pasi Hazbija jo vetëm që ishte shumë e lidhur me Anitën, por njëkohësisht ishte një nxitje në jetën e saj artistike, duke flijuar çdo gjë me qëllim që t’i linte hapësirë krijimtarisë artistike të vajzës dhe këngëtares së saj të adhuruar. Anita ka qenë për të gjithë familjen Bitri, nderi dhe krenaria e kësaj familje. Me ikjen e Anita Bitrit arti dhe publiku shqiptar humbi një zë magjepsës dhe të mrekullueshëm. Shqipëria një patriote të flaktë. Diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor. Familja dhe miqtë, një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.