D.V.D-ja e re “Përherë mes jush” është një ndërthurje origjinale e sukseseve të këngëve të Anitës në vite në videoklipe. Duke i shkrirë natyrshëm njëra pas tjetrës, kohën, motivin dhe gjeografinë, kalohet nga triumfet e para skenike e deri në përsosmërinë artistike të viteve të fundit. Autorët kanë dalë jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja gjenden vetëm në një detaj: Anita. Gjithçka është në funksion të saj, sepse ajo e meriton. DVD-ja e re përmban në vetvete 11 videoklipe të Anitës duke interpretuar këngë të ndryshme të muzikës së lehtë shqiptare, ku autorët janë përpjekur të mahnitin publikun me disa nga perlat e repertorit të Anitës, edhe pse seleksionimi i këngëve më të bukura të saj, ka qenë me të vërtetë shumë i vështirë. Të zgjedhësh mes të zgjedhurave, është një privilegj të cilin autorët nuk kanë dashur që ta kenë, megjithatë kufijtë artistikë për një vepër të caktuar i kanë imponuar për një gjë të tillë. Është për t’u theksuar se të gjitha këngët, të pranishme ose jo në këtë videoklip, kanë të veçantën dhe bukurinë e tyre. Tematika e kësaj D.V.D –je është sa e larmishme aq e dhe paradoksale, jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte vetë arti dhe muzika që Anita krijoi. Vlejnë për t`u përmendur videoklipet “Na jep bekimin”, “Era përcjell fjalën të dua”, “Malli”, “Mos u nxito, mos u gabo”, etj. Regjisori i kësaj DVD-je Xhevat Limani do të shprehej rreth kësaj vepre arti: “Gjithçka e bëra për artin shqiptar dhe për bijën e këtij arti, Anitën. Këngën dhe zërin e saj e kam adhuruar që kur e kam dëgjuar për herë të parë, ndaj le të jetë ky një kontributi im sado i vogël në përjetësimin e veprës së kësaj artisteje të madhe shqiptare”.
Përjetësimi i Anita Bitrit së fundi në videoklipe. Shtëpia Diskografike “Audio Dynamix”, ka marrë përsipër që të organizojë një takim mes këngëtares së madhe dhe fansave të saj. Nëpërmjet një DVD-je të re, të gjithë njerëzit që me të vërtetë kanë shije për muzikë, mund të plotësojnë boshllëqet artistike, duke ndjekur për një orë rresht atë çfarë është e plotë dhe perfekte: Anita Bitrin. Ndërkohë që dikush mund të numërojë muajt që nga koha kur ajo u largua së bashku me nënën dhe vajzën, Sibora, kjo DVD është prova e parë që tregon një fakt të pakundërshtueshëm; Anita Bitri gjithmonë do të rikthehet dhe mënyra se si, nuk ka rëndësi. Për më tepër, këtë e përforcon edhe titulli i kësaj vepre artistike “Përherë mes jush”, ku në rast se admiruesit do të kenë shansin që ta kenë në duar, do të harrojnë se çfarë do të thotë fjala tragjedi. Zëri hyjnor, shikimi i thellë dhe plot mistere, tingujt e gjetur, sfondi tërheqës dhe plot elementë të tjerë të papërsëritshëm, mund të çojnë deri aty, sa fansat të japin një parullë për gjithë publikun: “WANTED, Anita Bitri”.Sigurisht, duke qenë se nuk do të ketë shpjegim tjetër për gjithë këto surpriza në DVD, gjithkush do të mendojë se kjo është një “vepër e Zotit”. Megjithatë, ky mendim nuk është krejt i pabazë. Anita Bitrit talentin ia fali Perëndia, ndërsa akti i parë i përjetësimit të saj vjen nëpërmjet një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe njëkohësisht adhuruesish të muzikës hyjnore. Kësaj kategorie i përkasin dy artistët me famë dhe seriozitet të diasporës, regjisori Xhevat Limani dhe kameramani Ilir Kasneci. Prej disa muajsh ata kanë dhënë maksimumin nga vetja për ta fiksuar të pavdekshme Anita Bitrin, qëllim ky, i cili u arrit me një sukses të plotë. Mënyra se si janë bërë xhirimet, radha e montimit të tyre dhe koordinimi me tekstin e këngës, nuk tregojnë thjesht një punë profesionale, por një mjeshtëri. Firma e Fadil Berishës mbi fotografitë e Anita Bitrit i kanë dhënë “ok”-in triumfit të DVD-së së re. UPS! Këtu mungojnë ende shumë emra…Do të dyshohej për një vepër të plotë artistike, nëse publiku nuk do të merrte vesh bashkëpunimin më të madh të “kokave” të muzikës shqiptare. Kompozitorët Flamur Shehu, Vladimir Kotani, Jorgo Papingji, Artur Dhamo, poeti Jorgo Papingji, si edhe notat e veçanta të Edi Xhanit apo Florent Boshnjakut, kanë bërë që pop-stari shqiptar të dali ashtu siç është, madhështore në të gjitha kuptimet! Ata që e duan Anita Bitrin dhe muzikën e saj janë të shumtё. Kjo është edhe arsyeja pse poeti Ylli Molla nuk u lodh kurrë së ndihmuari në mbledhjen e materialeve për këngëtaren unike. Është po e njëjta arsye që gazetarja dhe shkrimtarja Elisabeta Ilnica sa më shumë flet për Anita Bitrin, aq më tepër i shtohet dëshira për të zbuluar misteret e saj. Dhe, kur vjen fjala për mistere, disa prej tyre kanë dalë në dritë falë arkivit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili nuk ngurroi për asnjë moment që të vërë gjithçka duhej në dispozicion për kompletimin e figurës artistike të Anitës. Ndërsa Tefta Radi nëpërmjet zërit të saj të veçantë ka bërë të mundur që publiku të fiksojë jetën dhe veprimtarinë e këngëtares nga bregdeti magjik. Sigurisht, “ëmbëlsira për në fund”. Kjo shprehje vlen për ndihmën ekskluzive të Adem Belliut dhe Luan Nanaj fjalët e tjera për ta, do të ishin të tepërta. Jeta dhe vepra e këngëtares shqiptare Anita Bitri po kompletohet përherë e më shumë me element të rinj. Në këtë kuadër me rastin 9 mujorit të ikjes së tyre në parajsë përfundoi dhe u fut në shumëfishim D.V.D-ja e re e Anita Bitrit me titull “Përherë mes jush”, ku riprodhimi i është besuar shtëpisë diskografike shumë të njohur në New Jersey “Audio dinamix”, ku nëpërmjet ekranit për të gjithë fansat dhe admiratorët e Anitës dhe të muzikës që ajo përfaqësoi do të takoheni me Anitën dhe të jetoni 1 orë të këndshme nën tingujt e zërit të saj melodioz, nën shikimin e saj plotë dritë dhe hare, do të mahniteni nga bukuria dhe madhështia që Zoti ja kishte falur kësaj këngëtareje dhe për një moment do të harroni tragjedinë dhe do ta kërkoni përsëri në rrugët e Nju Jorkut, Tiranës apo të Vlorës. Në këtë D.V.D. nëpërmjet vidioklipeve më të spikatura dhe një regjie të përsosur kanë dalë më në dritë vlerat artistike të këngëtares Anita Bitri. Kjo D.V.D është frut i punës plot fantazi dhe profesionalitet i artistëve me famë të Diasprës. Do të gjeni firmën e regjisë së artistit Xhevat Limani, ndërsa xhirimet në pjesën më të madhe janë të kameramanit Ilir Kasneci, i cili bëri të mundur dhe montazhin e të gjithë vidioklipeve, ku nëpërmjet një pune profesionale dhe me kualitet u arrit një përsosmëri në pamjet filmike. Fotografitë e të madhit Fadil Berisha do ta zbukuronin akoma më shumë këtë D.V.D dhe do të bënin të mundur daljen në dritë të një vepre arti që besoj dhe kam bindjen do të mirëpritet dhe do të pëlqehet nga publiku shqiptar. Në këtë D.V.D. është bërë një gërshetim shumë i harmonishëm i sukseseve dhe këngëve të Anitës në vite, duke bërë një shtrirje në kohë dhe në hapësirë të repertorit të kësaj këngëtareje, ku kalohet nga sukseset e para skenike dhe vazhdohet me përsosmërinë artistike të kohëve të fundit, por autorët kanë dalë jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, këtu do të gjeni artin e vërtetë të Anitës, që kërkonte përsosmërinë në çdo detaj. Ashtu siç ishte dhe lindja e Anitës ,si një dhuratë e Zotit për Artin Shqiptar dhe hyrja e D.V.D-së është një gërshetim i bukur ndërmjet qiellit, detit, kaltërsisë, Anitës dhe të shenjtës Nënë Tereza, ku autorët nëpërmjet kësaj ndërthurje duan të japin botën shumë të pastër të saj, patriotizmin dhe besimin te Zoti, ku zëri magjepsës i Tefta Radit e bën më të plotë këtë ide. D.V.D-ja përmban në vetvete 11 këngë të muzikës së lehtë shqiptare, ku autorët janë përpjekur t`ju mahnitin me disa nga perlat e repertorit të Anitës, t’ju themi të drejtën ka qenë shumë e vështirë seleksionimi i këngëve më të bukura të Saj, sepse gati të gjitha këngët që Anita këndoi kanë të veçantën dhe bukuren e tyre artistike. Tematika e kësaj D.V.D-je është sa e larmishme dhe paradoksale, kapet jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte dhe vetë arti dhe muzika që Anita krijoi. Vlen për të përmendur vidioklipet “Na jep bekimin”, ”Era përcjell fjalën të dua”, “Malli”, “Mos u nxito ,mos u gabo” etj.Të gjitha vidioklipet e kësaj D.V.D-je kanë të veçantën dhe bukurinë e tyre, si nga mënyra e interpretimit, si nga muzika dhe ndërtimi i tyre artistik. Këtu do të gjeni bashkëpunimin e “Kokave” të muzikës Shqiptare si të kompozitorëve Flamur Shehu,Vladimir Kotani, Artur Dhamo apo të poetëve Jorgo Papingji, i të paharruarit Alqi Boshnjaku si dhe muzikën e Edi Xhanit apo notat plot jetë të Florent Boshnjakut, të cilat të kompletuara nga zëri hyjnor i Anitës i japin madhështinë kësaj D.V.D-je.Violina dhe zëri i Anitës nën ritmin e bukur të një kënge arbëreshe do të bëjë dhe mbylljen e kësaj kryevepre muzikore. Por kjo vepër arti nuk do të ishte e plotë pa ndihmën e arkivit të T.V.SH-së dhe poetit Ylli Molla, ku nëpërmjet ndihmës ekskluzive të tyre u bë e mundur gjetja dhe rregullimi i materialeve. Apo pa kontributin e shkrimtares Elisabeta Ilnica dhe sidomos të ndihmës ekskluzive të zotit Adem Belliu. Gjë që të bën të mendosh që Artit Shqiptar nuk do t’i mungojnë kurrë artistët e vërtetë që bëjnë art të vërtetë. Dhe së fundi prodhimi i kësaj D.V.D-je nga një shtëpi diskografike me famë në New Jersey siç është “Audio Dinamik” garanton një kualitet të lart në cilësinë e kësaj D.V.D-je. Së shpejti kjo D.V.D do të jetë në shtëpitë tuaja.
Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnse e artit shqiptar, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tё cilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё. Ridgewood – Queens (NY): Njё grup intelektualësh, kёngёtarёsh, muzikantёsh, e gazetarёsh nё bashkёpunim me tё vёllain e Anita Bitrit, miq dhe shokё, adhurues tё kёngёtares, organizuan mbrёmё nё njё lagje tё Nju Jorkut (Queens) promovimin e D.V.D–sё mё tё re, me videoklipe tё reja, me titull “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri. Realizmin e kёsaj D.V.D-je tё re tё Anita Bitrit, me vidioklipe tё titulluar “Pёrherё mes jush” e pёrfundoi nё Nju Jork, dhe e kaloi nё prodhim shtёpia diskografike “AUDIO DYNAMIX”. Ndёrsa, prej dje, ajo do tё jetё edhe nё duart e adhuruesve tё muzikёs sё lehtё. Promovimi i kёsaj D.V.D-je, u zhvillua mbrёmё nё ambientin e lokalit:” Albanian Music Store” nё rrugёn Grandview Ave, nё Ridgewood – Queens. Fjalёn e hapjes nё kёtё promovim e mbajti Arben Bitri, vёllai i kёngёtares, qё pёrmes emocioneve tё mёdha, tha se: -“Jemi mbledhur sot, kёtu pёr tё promovuar D.V.D-në mё tё re, me videoklipe tё titulluar “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri, e cila, tha ai nga aksidenti tragjik, “flututroi” nё misionin qё i dha Nёnё Tereza. Titulli i kёsaj D.V.D-je mё tё re, ka qenё njё parandjenjë e saj pёr tё qenё gjithmonё nё mes nesh – pёr t’u kthyer pёrsёri nё mes nesh me anё tё kёtyre kёngёve. Me kёtё rast falenderoj nga zemra tё gjithё ata artistё dhe artdashёs qё ndihmuan nё realizimin me sukses tё kёtij projekti kaq tё bukur dhe domethёnёs pёr pёrjetёsimin e veprёs sё artistes sё madhe shqiptare Anita Bitri. Zoti Adriatik Sherko, ju drejtua tё pranishmёve duke thёnё se: -” D.V.D-ja, mё e re me videoklipe “Pёrherё mes Jush” e kёngёtares Anita Bitri, vjen pas njё pune shumё tё madhe tё kёsaj artisteje nё fushёn e muzikёs dhe tё njё besimi tё madh te muzika e bukur shqipe. Anita me zёrin e saj tё mrekullueshёm arriti tё hedhë gjurmё tё arta nё historinё e muzikёs shqiptare. Arritjet dhe sukseset e Anitёs, janё pёr t’u admiruar. Admiruesit e saj janё tё shumtё, qysh nё fillimet e saj nё festivalet e para tё kёngёs sё muzikёs sё lehtё shqiptare. Mё gjerё e kemi parё atё nё veprimtarinё e saj nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Anita, ishte gjithmonё e dashur dhe e qeshur, e mençur, dhe ashtu ajo tani vjen midis nesh nёpёrmjet kёngёve dhe imazheve tё kёsaj D.V.D-je me videoklipe tё reja “Pёrherё mes Jush”, tha Sherko. Ai tha se, kjo DVD me videoklipe, ёshtё njё realizim i regjizorit tё njohur Xhevat Limani, Televizionit shqiptar Albanian Kultur, kameramanit Ilir Kasneci, kompozitorit Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, me njё pёrkushtim tё madh tё vёllait tё saj z. Arben Bitri. Muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. Gjokё Vata, erdhi nё promovim me pёrshtypjet e tij mё tё mira, tё cilat, pёr kёtё kёngёtare janё njёsoj si tё gjithё atyre qё e dёgjuan me ёndje Anita Bitrin. Ato janё pёrshtypjet mё tё mira si njeri edhe si kёngёtare, tha Vata, gjё qё do t’a dёshiroja qё edhe Shqipёria, tё kishte sa mё shumё kёngёtare tё tilla. Ikja krejt e parakohshme, krejt e befasishme krejt tragjike ashtu siç nuk mund tё kishte edhe mё tragjike, tё jetё edhe njё sinjal i fortё pёr Shqipёrinё, qё t’u japë artistёve pёrparёsinё, qё u takon atyre, dhe me tё vërtetë ata e meritojnё. Çdo qeveri duhet t’u krijojё artistёve shqiptarё nё mёrgim njё mundёsi tё shkёlqyeshme, qё t’i aktivizojё aftësitë e talentin e tyre edhe nё vendlindje. Kjo, pasi qё siç e dimё tё gjithё vendi ynё Shqipёria, po boshatiset nga artistёt dhe kёngёtarёt, njerёzit e kulturёs dhe tё artit. Kёshtu qё po rrjedh truri i intelektit shqiptar nёpёr rrugёt e mёrgimit. Dhe kjo padyshim, qё ёshtё njё fatkeqёsi e madhe qё do njё vёmendje dhe kujdes tё madh nga vetë shtetit shqiptar, nё radhë tё parё, u shpreh Vata. Pedagogia Keze (Kozeta) Zylo, recitoi njё poezi shkruar enkas, kushtuar Anita Bitrit. Ku ndёr tё tjera thuhet: Vitet do tё ikin dhe shpejt do tё kalojnё, Loti i mёrgimtarit do tё ngelet nё derё, Orkestra “Alba” shpesh do tё ekzekutojё, Kёngёt e tua nё tastierё……. Le nё zemrat e njerёzve kёngёn, Dhe me zёrin tёnd pavdekёsinё….. Edmond Xhani – Kitarist i famshёm dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” nё SHBA, thotё se “Jemi mbledhur pёr tё pёrkujtuar, sot nё kёtё mbrёmje mikeshёn tonё, motrёn tonё, artisten tonё, kёngёtaren e madhe shqiptare Anita Bitri. “Çdo gjё do tё ndodhё sepse ajo i dha shpirtin e saj muzikёs, i dha shpirtin e saj artit shqiptar. I dha pikёrisht atё shpirt artit shqiptar, pёr tё cilin ky art edhe kishte nevojё. Tё flasёsh pёr vlerat e kёngёtares sё madhe shqiptare Anita Bitri, duhet shumё kohё, dhe duhet tё mos ripёrsёritёsh. Kёshtu qё edhe unё nuk dёshiroj tё ripёsёritem dhe tё them fjalёt qё tha muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. Gjokё Vata, ku duke portretizuar Anitёn, foli edhe pёr rolin e artisit shqiptar, nё mёrgim. Pikёrisht, pёr atё rol, pёr tё cilin me tё vёrtet ka nevojё njё komb. Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnёse e artit shqiptar, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tё cilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё. Tё gjithё sjellim sot nëpër mend temperamentin e Anitёs dhe unё si koleg i saj, shpreh me kёtё rast keqardhjen dhe hidhёrimin e thellё pёr kёtё humbje tё madhe, tragjike qё pёsoi arti shqiptar. Kjo dhimbje medeomos qё do tё vazhdojё gjatё, dhe do tё mbetet nё zemrat tona, ndёrkaq duke kujtuar Anitёn, ne i bёjmё njё nder tё madh jo vetem tё ndjerёs, por edhe vetvetes duke pas parasysh atё moton tonё qё ёshtё “Tё kthejmё gjithmonё kokёn andej nga kemi ardhur” se i pёrkasim atij kombi dhe asaj kulture”, tha Xhani. Xhevat Limani, regjisor i artit skenik, artist e dramaturg i njohur, u shpreh se: “Gjithmonё duhet tё dёgjojmё artistёt!?!. Se duke dёgjuar ata, e mbёshtetur ata, ne vazhdojmё indetitetin tonё nё pavdekshmёri, dhe nё pafundёsi. Kjo, ёshtё njё detyrё, e çdokujt qё tё mbёshtesim tё veçantёn. Nёse ne jemi tё zgjedhurit, kemi si detyrё tё mbështetim tё zgjedhurit. Dhe e zgjedhura nё kёtё rast, ёshtё Anita Bitri, e cila, tani pёr ne ёshtё si njё emblemё, si njё udhёrrёfyes pёr tё gjithё artistёt. Duke nderuar kёtё kёngёtare kemi edhe njё tё drejtё morale para pasardhёsve tanё, qё edhe ata tё shkojnё nё vazhdimёsi. Dhe ky mision, ёshtё misioni i pavdekshmёrisё sonё, misioni i artit shqiptar kudo dhe nё çdo vend. Ky mision, ёshtё qё veprat tё mos i lёmё t’i mbulojё pluhuri i harresёs, t’i mbulojnё detyra dhe kredo pushtetarёsh, jo se artisti ka detyrёn e altarit tempullor e misionar, qё t’a shpien atё ku ёshtё mё e bukura dhe nё emёr tё sё bukurёs le tё dёgjomё muzikёn e kёnduar nga kёngёtarja Anita Bitri – e bukura ёshtё vetёm muzika, pёrfundoi ai duke ja lёnё vendin ekranit ku u shfaq D.V.D-ja mё e re, me videoklipe tё reja me titull: “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri.
Broadway-New York: Ditën e martë në 29 mars 2005, u organizua një “Mbrëmje Përkujtimore”-“Memorial Evening”, për këngëtaren e njohur shqiptare Anita Bitri. Bashkësia shqiptare, pas gjashtë muajve të ikjes së këngëtares së mirënjohur vlonjate, së ëmës së saj dhe së bijës, e përkujtoi atë me një mbrëmje të quajtur “Memorial Evening”. Mbrëmje Përkujtimore-“Memorial Evening” e zhvilluar në mjediset e lokalit “Djerdan”, New York-Manhattan, është e thirrur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” të ndihmuara për organizimin artistik nga artisti Vait Hajdari. Burime nga mbrëmja, na informojnë se është shfaqur edhe dokumentari “Gjithmonë mes jush”. Dokumentar i prezantuar për herë të parë në Nju Jork, dedikuar këngëtares Anita Bitri. Një realizim ky, që merr titullin e albumit të fundit, që artistja nuk mundi ta promovojë. Krahas organizatorëve kanë marr pjesë në përkujtim edhe shumë nga artistët dhe kolegët e saj në Amerikë, ndër ta mund të përmendim Fadil Berisha, Xhevat Limani, Ilir Kasneci, Edi Xhani, Remi, Kino, Adem Belliu e shumë të tjerë… Gazetarja Elisabeta Ilnica, ka hedhur skenarin e këtij dokumentari. Dokumentari “Gjithmonë mes jush”, i kushtohet jetës së këngëtares së famshme, mësimet e para me violinë, dashuria për këngën, hapat e para të karrierës, shfaqjet e para në Vlorë, deri te sukseset në Festivalet e Këngës në RTSH etj…” Dashuria për muzikën dhe suksesi që Anita i dhuroi të gjithë bashkëkombësve të saj për aq sa jetoi e punoi; këngët për kurbetin, dashurinë për jetën, dashurin e një nëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që Anita Bitri krijoi. Albumi “Çdo gjë është e mundur” është frut i fantazisë së Anita Bitrit. Dëshira ka lindur fillimisht në vitin 2000. Në fakt, pas daljes së albumit të parë “Malli” edhe pse ky album ishte shumë i kompletuar, ajo nisi të kërkonte më shumë nga vetja në aspektin profesional. Si një natyrë plot jetë ajo kërkonte disa nota më të forta, një muzikë që të kishte më shumë gjallëri. Eksperienca e gjatë e krijuar në vite si dhe pjekuria artistike, të gërshetuara edhe me talentin e saj si krijuese, bëri që Anita të shkruajë e të kompozojë vetë tekstet dhe muzikën e albumit të saj të dytë shumë të suksesshëm “Çdo gjë është e mundur”. Në këtë album Anita shfaqet si një artiste e kompletuar e sigurt dhe e vendosur për të shkelur në shtigje të reja të pashkelura më parë. Ajo me një stil të larmishëm, i servir publikut materiale muzikore të stileve të reja dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, duke e bërë këtë album sa të plotë aq edhe tërheqës dhe duke shfaqur kështu vlera të padiskutueshme krijuese dhe interpretuese. Ndërthurja e materialit muzikor me tekstet e ndjera dhe plot frymëzim, orkestracionet me shije bashkëkohore si dhe interpretimi dinjitoz i saj tregojnë fare qartë cilësitë e kësaj artisteje tashme të kompletuar. Nëpërmjet këtij albumi, Anita arriti të krijojë figurën e saj të veçantë si kantautore, duke dhënë edhe ajo kontributin e saj të vlefshëm në fushën e krijimtarisë dhe të interpretimit artistik. Nuk do ta ekzagjeronim nëse do të thoshim se albumi “Çdo gjë është e mundur” është një pasqyrë reale e jetës së Anitës. Çdo gjë që e rrethonte çdo gjë që shikonte, dëshirat, ndjenjat, bota e saj e brendshme shpirtërore janë përcjellë me anë të tingujve të mrekullueshëm dhe teksteve të këngëve. Në realizimin e albumit të ri do të gjeni bashkëpunimin e producentit amerikan, James Avatar dhe në tastierë Florent Boshnjaku, ndërsa fotografitë janë realizuar nga fotografi i famshëm Fadil Berisha. Prodhimi i albumit “Çdo gjë është e mundur” është realizuar nga Shtëpia Diskografike “Audio Dynamix”, me famë në New Jersey, e cila është e një cilësie shumë të lartë teknike. Pёr albumin “Çdo gjë është e mundur”, u jepet e drejta të gjitha websaiteve dhe radiove shqiptare dhe tё huaja ta kopjojnë dhe ta transmetojnë pa asnjë limit. Nuk lejohen abuzimet.
“Çdo gjë është e mundur”: të prekësh suksesin, të bëhesh nënë e të “rilindësh” sërish artistikisht, edhe pse në një tokë e cila nuk është e jotja. Historitë e bukura shpesh dalin nga librat dhe kapen fort pas protagonistëve të jetës reale, të cilët luftojnë për të pasur çdo gjë që është e mundur. Këtë herë historia është reale dhe ka emrin e Anita Bitrit, këngëtares shqiptare e cila prej 9 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara. Në kopertinën e albumit të ri shkruhet “Çdo gjë është e mundur”, nuk është vetëm titulli i albumit të saj por dhe një fakt, të cilin këngëtarja ka dashur ta theksojë në të gjithë etapat e jetës së saj. Një zë i veçantë, i karakterizuar nga jehona folk dhe nga një tendencë e vendosur virtuozizmi, i përshtatet një repertori këngësh me shije qytetare, të cilat i pëlqejnë çdo gjenerate. Edhe 14 këngët e albumit të saj të fundit shkojnë tërësisht në kёtë linjë; këngë që të godasin që në dëgjimin e parë, të tjera që të kthejnë prapa në kohë, që të ngjallin emocion për nga forca interpretuese. Kështu është gatuar këngëtarja vlonjate: një vokaliste që këndon me pasion melodinë më lineare, një artiste që pëlqen perfekshmërinë. Një album, të cilin ia ka dedikuar publikut, që i ka munguar për gati një dekadë. “Ky album ka larmi, pasi përfshin të gjitha sferat e jetës sime, duke përfshirë vajzën time, nostalgjinë, dashurinë, pasionin e jetës, dhimbjen e mërgimit”, thotë këngëtarja e cila në albumin e ri shfaqet edhe si kantautore. Në album nuk do të mungojnë dhe ritmet hip-hop, të cilat do të vijnë përmes këngës “Comon, Comon”, ku Bitri do të shoqërohet prej pjesëtareve të grupit amerikan “CEO Electronic”. Këngët janë të gjitha të bukura, pasi gjithsecila përfaqëson një pjesë të jetës së saj. Por, do të veçonim duetin me të bijën Siborën, ku për këtë përzgjedhje Anita shprehet: “Frymëzimi i kësaj kënge është dashuria, lidhja midis fëmijës dhe prindit. Ndjenjës sime si nënë, dhe në përgjithësi ndjenjave të të gjithë nënave për fëmijët e tyre. Një shkëmbim dhe ndërthurje e tillë është diçka e mrekullueshme, që merret nga kjo botë”, thotë këngëtarja. “Na jep bekimin”, është një tjetër këngë e dashur për këngëtaren. “I kushtohet dhimbjes së gjithë atyre nënave, që prisnin lajme për fëmijët e larguar. I kushtohet të gjitha atyre që të larguar nga vendi i tyre edhe pse kanë kushte më të mira, janë gjithnjë me mendjen e zemrën te familjet, te vendi i tyre”. Gjallëria shtohet tek “Korveta”, ku optimizmi dhe dëshira për të lënë pas, të paktën për një çast të gjithë hallet dhe problemet e jetës në një xhiro me korvetë………
“Çdo gjë është e mundur”, ky ishte titulli i albumit që e riktheu edhe një herë në Shqipëri, këngëtaren Anita Bitri. Këngëtarja vlonjate u largua nga Shqipëria 9 vjet më parë dhe për të parën herë u kthye në Shqipëri, në korrikun e këtij viti. Përveçse për të vizituar vendlindjen e saj, Bitri u kthye në Shqipëri, për të promovuar albumin e saj të ri “Çdo gjë është e mundur”, ku përfshiheshin 14 këngët e saj më të reja. Pasi kishte plotësuar gjithë dokumentacionin e duhur të qëndrimit të saj në Amerikë dhe ishte e lirë të udhëtonte në të gjithë botën, dëshira e saj e madhe ishte të vinte sa më shpesh në Shqipëri dhe pse jo, t`u rikthehej edhe një herë festivaleve dhe çmimeve. Ardhja e saj në muajin korrik, nuk mund të qëndronte larg vëmendjes së mediave, të cilat për ditë të tëra folën për Anitën, jetën e saj amerikane dhe kthimin e saj në tregun e muzikës shqiptare. E larguar nga Shqipëria me një ëndërr të madhe, këngëtarja dëshironte të rigjente edhe një herë veten, atje ku e kishte lënë në skenën shqiptare, në vitin 1996. Rrallë ndodh në jetën e një artisti që të ketë një jetë kaq të shkurtër dhe një karrierë kaq të gjatë, sikurse ka ndodhur me Anita Bitrin. 37 vite jetë dhe 32 vjet karrierë si këngëtare. Këngëtarja legjendë Anita Bitri, hyri në rrugën e artit qysh në moshën 5 vjeçare, duke i rënë violinës. Profesori Robert Papavrami, teksa shihte mjeshtërinë e lëvizjes së gishtërinjve të vegjël të Anitës ishte shprehur se “Kjo vajzë do të ketë një të ardhme të madhe prej artisteje”.
Strofa e parë Ikim ne një nga një lamë tokën mëmë, Ky mallkim pse na zuri ne të gjithëve, Me sy nga larg shikoj turma që as vet s’dinë ku shkojnë, veç zemra e tyre është bërë copë-copë. Vazhdon Pse po ikim nënë, pse nuk na ndal, Toka jonë ti je pse nuk na mban, Vallë kush po ka faj, na u përgjigj, Nënë mos na lejo të shkojmë kaq larg. Strofa e dytë. Nëna lë fëmijën, baba nuk sheh me bijën, Motra nuk sheh me vëllan’, Qyqet fillojnë vajin, Gjithë kjo jetë e lënë pas kush na e kthen prapë, Ikim veç ne ikim, ikim veç ne ikim. Na jep bekimin. Refreni Dhimbje, hajde mu afro, Skllave më ke, ti u gëzo, Falje ne po të kërkojmë, Toka nënë mos qaj me lot. Strofa e tretë. Ne mësuam shumë i madh na ishte mbarë globi, Nuk menduam se një ditë dhe vet do ta provonim, Male dete pa fund kaluam u coptuam, Të shpërndarë si trupi pa kokë në dhe të huaj. Strofa e katërt. Shumë të plakur do të vijmë një ditë te ty moj nënë, Lodhjen djersën e lamë ne në tjetër vend, Hapi krahët dhe zemrën ti ne na prano, Me lotin tënd të nxeht’, ne na beko, ne na beko. Qëllimi i fjalëve kur them “vallë kush po ka faj, na u përgjigj” është për qeveritarët. Është mirë të gjej dhe ndonjë foto nga parlamentarët që grinden me njëri-tjetrin, mbasi kjo është një pikë kyçe. Dikush më tha se mund të gjej foto të 2-Korrikut të eksodit të shqiptarëve nëpër detet e Italisë në bibliotekën qendrore në Manhattan në revistat italiane “Epoka”. Do vete të kërkoj. Qëllimi im është që të nxjerr në pah karakterin e vërtet të këngës që unë kam krijuar. Jam shumë optimiste që do të krijoj diçka të bukur.
Anita: -Në këtë album unë shfaqem si kantautore, këndoj me vajzën time, Siborën, e cila tani në gusht bëhet 8 vjeçe. Po ashtu, për këtë album bashkëpunoj me një kompani amerikane dhe këndoj me këngëtarë amerikanë. Stafi amerikan i këtij albumi ka nisur tanimë të punojë remikset e këngëve të mia, për stilin dans, për në klubet e Shqipërisë. Këngët janë shumë të veçanta, pasi përfshihen të gjitha sferat e jetës: janë gëzimet, dhimbjet, emigracioni, nostalgjia, dashuria, mbase një dashuri e humbur, por e fortë, një dëshirë për t´ia mbathur me korvetë… Gazetarja:-Mund të na thoni diçka më tepër rreth albumit tuaj të ri “Çdo gjë është e mundur” Anita: -Mendoj se ky album ndryshon nga të mëparshmit, pasi në jetë çdo gjë është ndryshe, e pranishme kjo në jetën e çdonjërit prej nesh. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për veten time, ku krahas emërtimit nënë edhe pse larg vendit tim, me mund e sakrificë kam arritur të bëhem përsëri e njohur. Albumi im i fundit krahas muzikës rep, ku unë këndoj në shqip dhe anglisht, duke mos munguar këtu kërcimi i një trupe baleti e në mes të tyre vajza ime Sibora dhe unë në video e titulluar “Nostalgjia” kushtuar Sarandës, vendlindjes sime, Vlora ku kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime dhe qytete të tjera shqiptare.